Kryetari i Prishtinës dhe kandidati për një mandat të dytë, Përparim Rama, ka reaguar pas raportimeve në media se ai ishte hospitalizuar gjatë ditës së sotme.
Portali “Nacionale” raportoi se Rama ishte parë duke kërkuar ndihmë mjekësore, duke ngritur pikëpyetje nëse ai do të ishte në gjendje të merrte pjesë në debatin e fundit për balotazhin e së dielës kundër Hajrull Çekut. Sipas raportimit, kishte dyshime se Rama mund të ishte prekur nga një grip sezonal.
Mirëpo, pak çaste më parë, vetë Përparim Rama ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm në përballjen televizive.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Rama ka shpërndarë posterin e emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, duke shkruar shkurt: “Shihemi sonte n’ Debat Plus”.
Ky postim hedh poshtë dyshimet dhe konfirmon se debati i paraparë të mbahet sonte në orën 20:00 do të zhvillohet sipas planit, me të dy kandidatët të pranishëm.



