Lajme

Raportimet për atentat ndaj Kurtit, Bajraktari: S’ka vend për panik!

02/10/2024 16:57
nga:Y I

Avokati, Arian Bajraktari, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me raportimet e fundit për kërcënime ndaj kryeministrit Kurti.

Bajraktari tha se nuk ka vend për panik në lidhje me këto kërcënime pasi cdo shqetësim trajtohet nga organet e sigurisë.

Ai tutje u shpreh se kjo “dëshmon se organet e sigurisë janë në nivel të kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore”

“Çdo shqetësim e trajtojnë organet e sigurisë, nuk mendoj se ka vend për panik.Kjo dëshmon se organet e sigurisë janë në nivel të kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.E gjithë ajo që duhet bërë është që autoritetet e larta shtetërore të veprojnë sipas udhëzimeve profesionale të organeve të sigurisë” deklaroi Bajraktari në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Ardian Bajraktari, Avokat!

Gjatë ditës së sotme u raportua për tentim-atentat ndaj kryeministrit Kurti pas kthimit të tij për në Kosovë nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në lidhje me këto raportime ka folur vetë kryeministri Kurti.

Kurti ka deklaruar se nuk është ndjerë i kërcënuar por është informuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beograd.

“Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil” ka deklaruar Kurti raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Tentim atentat ndaj kryeministrit Kurti

 

Kurti për raportimet për tentim-atentat: Ka shumë kërcënime nga individë e struktura që rrënjët i kanë në Beograd