Sporti

Raportimet në rritje, Mbappe shihet si favorit për ‘Topin e Artë’

09/15/2026 08:59
nga:Mergim Rreci

Kylian Mbappe po shfaqet si një nga kandidatët më të fortë për të fituar Topin e Artë 2026, me paraqitjet individuale që mund të luajnë një rol vendimtar në garën për çmimin prestigjioz.

Një element i rëndësishëm në vlerësimin e kandidatëve është performanca individuale – sa vendimtar, konstant dhe mbresëlënës ka qenë një futbollist gjatë gjithë sezonit.

Mbappe e di mirë se trofetë nuk janë gjithmonë të mjaftueshëm. Në vitin 2018, francezi fitoi Kupën e Botës me Francën dhe shënoi edhe në finalen ndaj Kroacisë, por nuk arriti ta fitonte Topin e Artë.

Këtë herë, megjithatë, forma dhe ndikimi individual i Mbappe mund të bëjnë diferencën, dhe siç raportohet nga mediat ndërkombëtare, ai mund ta fitojë ‘Topin e Artë’.

/GazetaBlic sprot/