Hakim Ziyech mund të largohet nga Chelsea në këtë verë.
Sipas Calcio Mercatto, drejtuesit e AC Milan janë shumë të interesuar për nënshkrimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Lëvizja mund të kompletohet për 5 milionë euro si huazim, me opsionin e blerjes për 20 milionë euro.
Të dyja klubet janë pozitive dhe shohin mundësi të mira për arritjen e marrëveshjes.
Ziyech pëlqehet shumë edhe nga trajneri i Milan, Stefano Pioli.
/GazetaBlic Sport/


