Gjatë ditës së djeshme janë raportuar katër raste të dhunës në familje, ku katër burra kanë sulmuar fizikisht dhe psiqkisht gratë e tyre, njëri nga ta ka rrahur edhe vajzën e tij përveç gruas.
Më poshtë ju sjellim raportin e Policisë së Kosovës:
Prishtinë, 13.05.2021-22:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Prishtinë, 14.05.2021-21:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Rr. Riza Matoshi, Ferizaj 13.05.2021-23:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për te lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rahovec, 14.05.2021-22:25.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare (bashkëshorten dhe vajzën e tij). Viktima kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
LEXO EDHE:
Disa persona të maskuar hyjnë në një shtëpi për të vjedhur në Pejë, e plagosin vëllain e pronarit