Lajme

Raporti nga ShSKUK: 659 pacientë në oksigjeno-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore

09/15/2021 11:45
nga:N M

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është shënuar rënie e sërishme e numrit të spitalizuarve me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19 të Qendrës Klinike Univeritare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, raporton Gazeta Blic.

Sipas raportit të datës 15 shtator 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, të shtrirë janë 779 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore.

659 prej tyre janë në oksigjeo-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensive mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 92 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 60 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 44 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 29 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 105 pacientë
Spitali i Gjakovës, 59 pacientë
Spitali i Pejës, 132 pacientë
Spitali i Gjilanit, 65 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 14 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 39 pacientë
Spitali i Ferizajt, 51 pacientë

Bastisje në Prishtinë e Gjakovë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare – ngrihen prona dhe llogari bankare