Lajme

Raporti nga QKUK: 12 pacientë me Covid-19 pozitivë, 23 post-covid

11/29/2021 10:15
nga:N M

Bazuar në raportet e datës 29 nëntor nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim janë 12 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 23 të tjerë post-covid, pra pasi kanë kaluar Covid-19.

Kjo është bërë e ditu nga një njoftim nga SHSKUK-ja.

Njoftimi i plotë:

Me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient

Publikohet fletëvotimi për diasporën, pëson disa ndryshime nga e kaluara