Lajme

“Raporti i ZRRE-së 30% e shtëpive po e tejkalojnë shpenzimin prej 600khë të rrymës përgjatë muajit”

01/25/2022 12:32
nga:Gazeta Blic

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, thotë se protesta e të shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës është e pashmangshme, për shumë arsye, raporton Gazeta Blic.

Kuçi thotë se nga raporti i ZRRE-së, kanë kuptuar që 30% e shtëpive po e tejkalojnë shpenzimin prej 600khw të rrymës përgjatë muajit.

“Çka është përfshirë në këtë raport, për të ulur më tutje përqindjen, janë edhe njësitë banesore të pabanueshme që arrijnë shifrën e 125 mijë sosh“.

Shkrimi i plotë nga Natyra Kuçi

Nga raporti i ZRRE-së kuptuam që 30% e shtëpive po e tejkalojnë shpenzimin prej 600khw të rrymës përgjatë muajit.

Çka është përfshirë në këtë raport, për të ulur më tutje përqindjen, janë edhe njësitë banesore të pabanueshme që arrijnë shifrën e 125 mijë sosh. Është e vërtetë që të gjitha këto nuk e tejkalojnë shpenzimin prej 600khw; bile nuk harxhojnë asnjë kiloëatt sepse në to nuk banon askush!

Rritja e çmimit të rrymës do të prek një numër shumë të madh të qytetarëve sesa që po propagandohet nga ZRRE. Fatkeqësia këtu është që kemi një qeveri e cila mbi kurrizin e këtyre qytetarëve me çdo kusht po ia ruan fitimin një kompanie private.

Prandaj protesta është bërë e pashmangshme. Prandaj me 29 janar duhet të protestojmë domosdosshmërisht që ky skandal të mos kaloj!