Lajme

Raporti i ‘Reporterëve pa Kufij’, Sadiku: Alarmante për Qeverinë e Kosovës!

05/03/2024 19:44
nga:Y I

Kosova është rënditur 19 pozicione më poshtë në Indeksin e Lirisë së Shtypit.

Nga pozita e 56-të që ishte vitin e kaluar këtë vit Kosova ka shkuar në pozitën e 75-të.

Kosova përfshihet në grupin e vendeve ku mjedisi i medias është “problematik” sipas raportit të “Reporterëve pa Kufij”.

Në lidhje me këtë raport ka folur për “Gazeta Blic”, politologu, Arbnor Sadiku.

Sadiku tha se rënia e Kosovës për 19 pozita më poshtë në Indeksin e matjes së Lirisë së shtypit është alarmante për Qeverinë e Kosovës.

“Rënia e Kosovës për 19 pozita ne Indeksin e matjes së Lirisë së shtypit është alarmante për Qeverinë e Kosovës, sepse cënimi lirisë së mediave është edhe cenim i të drejtes tonë si qytatar për t’u informuar” deklaroi Sadiku për “Gazeta Blic”.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë përballur me rënie të lirisë së shtypit, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila ka shënuar përmirësim duke u renditur e 36-ta.

“Këtë rënie ne duhet ta shohim në kontekstin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, në këtë kontekst, gazetarët në Kosovë janë përballur dhe kanë duruar shumë sulme fizike ndaj tyre. Janë me dhjetra sulme të tilla, ndërkohë që Partia në pushtet shtoi trysninë ndaj medias së pavarur. Ka patur dhe një lloj përndjekjeje administrative ndaj stacionit privat televiziv ‘Klan Kosova’. Nga ana tjetër, u bë zgjedhja e drejtorit të televizionit publik, i cili është i lidhur me kampin qeveritar. Pra, janë këto rreziqe të sigurisë dhe rreziqe politike, të cilat ju e dini se kanë patur pasoja të rënda mbi lirinë e shtypit në Kosovë”, thotë për Zërin e Amerikës, Pavol Szalai, i “Reporterëve pa Kufij”

/Gazeta Blic/

Kosova bie 19 vende më poshtë në raportin e “Reporterëve pa Kufij”: VV shtoi trysninë ndaj medias së pavarur

Ukaj: Rënia për 19 vende më poshtë në lirinë e medias tregon se është cënuar edhe demokracia