Lajme

Raporti i KQZ-së, LVV mbi dy milionë euro të hyra gjatë vitit 2023 ndërsa PDK e LDK me mbi 700 mijë

03/15/2024 11:48
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar sot raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2023.

KQZ në njoftimin e bërë për media thotë se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, prandaj, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”.

“Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së”, thuhet në njoftim.

Sipas raportit të publikuar, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, pasuri gjatë vitit 2023 ka 1,475,329.19 Aty përfshihen toka, objekte, pajisjet.

Kurse, gjithsej të hyra për vitin 2023, LVV ka pasur 2,098,592.49.

Raporti për PDK-në thotë se kjo parti në vitin 2023 pasuri 27,053.46.

Të pjesa e të hyrave dhe shpenzimeve, bëhet e ditur se PDK

në vitin 2023 ka pasur 808,983.00 të hyra vjetore.

Tek subjekti tjetër opozitar, LDK bëhet e ditur se pasuri afatgjate ka 38,427.99

Të hyra brenda vitit 2023, LDK ka pasur 723,169.92

Raporti i KQZ-së për pasqyrën financiare thotë se AAK ka pasuri 37,759.98

Ndërsa, të hyra në vitin 2023, AAK ka pasur 280,000.00