Lajme

Raporti i ISTAT: Një në tre shtëpi në Itali është e pabanuar

08/02/2024 07:32
nga:Y I

Pothuajse një në tre shtëpi në Itali, pra rreth 27.2%, është e pabanuar, tha Istat në një raport këtë të enjte.

Agjencia kombëtare e statistikave (Istat) shtoi se niveli i shtëpivë të pabanuara ishte kaq i lartë edhe pse numri i përgjithshëm i shtëpive të banuara u rrit me 6.4% midis dhjetë viteve, 2011 dhe 2021.

Agjencia deklaroi se shumica e shtëpive bosh ishin në Italinë jugore dhe ishujt e Siçilisë dhe Sardenjës, megjithëse rajoni me nivelin më të lartë është Lugina e Aosta në veri.

Lombardia, nga ana tjetër, ka densitetin më të lartë të banesave, me 234.7 shtëpi për kilometër katror, krahasuar me një mesatare kombëtare prej 116.8.

Istat tha se 56.3% e pronave rezidenciale të Italisë janë ndërtuar midis viteve 1961 dhe 2000, ndërsa 9.5% janë mbi 100 vjeç.

Liguria, Toscana dhe Piemonte janë rajonet me shtëpitë më të vjetra.