Lajme

Raporti i IKD-së: Këto janë komunat më transparente dhe më jotransparente

01/17/2023 14:22
nga:Y I

Rahoveci është komuna më transparente në Republikën e Kosovës, thotë raporti i Institutit Demokratik të Kosovës (IKD), i publikuar më 17 janar.

”Procesi i vlerësimit të përmbushjes së indikatorëve për 38 komunat, ka ndjekur një metodologji standarde duke shfrytëzuar metodat adekuate për mbledhjen e të dhënave“, thuhet në shpjegimin e metodologjisë për këtë raport.

E pas Rahovecit pason Lipjani që ka 92.71 për qind transparencë.

Në top pesëshe janë edhe Komuna e Prizrenit, Drenasit dhe Gjakovës.

Komuna e Prishtinës gjendet në pozitën e tetë për transperencë.

Ndërkaq komunat me më së paku transparencë janë ato që banohen kryesisht me serbë e që janë Zveçani, Novo Bërdë, Partesh, Zubin Potok.