Lajme

Raporti i fundit nga MSH: 6 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

05/28/2022 12:43
nga:Genita C

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të rasteve me Covid-19 në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërkohë 6 qytetarë kanë rezoltuar pozitiv me Covid-19.

Në anën tjetër thuhet se, sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.106.

Në total numri i rasteve aktive është 103.