Lajme

Raporti i fundit i MSh-së, më shumë të shëruar se sa të infektuar nga COVID-19

04/25/2022 14:59
nga:Q R

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktim nga virusi korona.

Gjatë kësa kohe janë shënuar edhe 8 raste të reja.

Njoftimi i plotë:

25 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.396 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 821.764 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 101.202 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Nga 900 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.418.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 448.