Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas raportit të Freedom House, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se raporti po ju tregon qartë se kanë vjedhur që 20 vjet dhe e kanë ngulitur korrupsionin, e tani ka ardhur një qeveri e re që poe lufton atë, por që sistemi i drejtësisë nuk po funksionon për zhdukjen e tij.
Postimi i tij i plotë:
Raporti i FreedomHouse shumë qartë po ju kallxon, që keni vjedhë 20 vjet, e keni ngulitë korrupsionin, tash ka ardhë një Qeveri e re që po e lufton, por që po konstaton që aty ku duhet me u zhdukë korrupsioni që është Prokuroria e Gjyqësia hala nuk po funksionojnë:
‘’Disa figura politike në Kosovë kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë. Megjithatë, zgjedhjet e vitit 2021 sollën një ndryshim të madh në peizazhin politik të Kosovës, duke i kthyer në opozitë një numër figurash kyçe që ishin të implikuar në aktivitete të paligjshme’’.