Lajme

Raporti i Freedom House/ Krasniqi: Goditje e rëndë për institucionet – Qeveria Kurti e dobët dhe me afera korruptive

04/24/2024 21:39
nga:G B

Dy raporte ndërkombëtare të publikuara dje e sot kanë kritikuar Qeverinë Kurti për korrupsion.

Bëhet fjalë për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe atë të Freedom House.

Lidhur me gjetjet e këtij raporti, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë për Gazeta Blic se këto raporte tregon se kjo qeveri është e dobët dhe me afera korruptive.

Ajo tregon të gjeturat e raportit FreedomHouse.

“Freedom House ka nënvizuar disa nga problemet themelore që minojnë proceset integruese të Kosovës. Disa nga të gjeturat e këtij raporti janë: 1. Ndërhyrjet Politike në Drejtësi 2. Media përballet me presione qeveritare dhe kërcënime për sigurinë 3. Lufta kundër korrupsionit është kufizuar dhe politizuar, veçanërisht në nivele të larta 4. Masat e sanksioneve nga BE 5. Mediat në Kosovë përballen me sfida gjithnjë e më të mëdha. Sidomos nga zyrtarët e lartë që kundërpërgjigjen me masa rregullative dhe fushatë të linçuese ndaj gazetarëve”, thotë deputetja.

Krasniqi thekson se ky raport është goditje e rëndë për institucionet e Kosovës./Gazeta Blic/