Pas publikimit të të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar ku Kosova del vendi i dytë më i varfër pas Molldavisë në kontinentin evropian, Burim Ramadani i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës reagoi duke thënë se me Molldavinë “jemi në garë për të keq.”
“Kosova është vendi i dytë më i varfër në Evropë. Në garë me Moldavinë për keq. Raporti i FMN dëshmon se propaganda nuk përmirëson jetën e qytetarëve. Propaganda nuk e rrit pagën, nuk e ulë çmimin e rrymës, nuk hap vende të reja të punës, nuk hap fabrika. Këto përmirësohen kur ka investime, biznes aktiv, prodhim dhe shërbime që shiten edhe në eksport,” shkroi ai.


