Lajme

Raportet Kurti – Osmani/ Deputeti i VV-së: Nuk është mëkat të kenë mendime të ndryshme

07/02/2024 22:03
nga:G B

Deputeti i lëvizjes Vetvendosje ka komentuar raportin aktual mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe presidentes, Vjosa Osmani.

Rexhaj në emsionin Politiko me Kushtrim Sadikun në Kanal10, tha se është normale të ketë ndonjëherë mospajtime mes tyre.

“Ata janë dy personalitete politike dhe natyrshëm kanë edhe mendime të ndryshme në tema të caktuara. Nuk është mëkat në politikë me pas mendime të ndryshme, ani pse ta themi jemi në një krah politik”, tha ai.

“Edhe Kurti si kryeministër edhe Osmani si presidente pas disa dite treguan që mund të kenë mospajtime por jo të shkuara deri në prishje”, deklaroi Rexhaj.