Sporti

Raporte të tensionuara nga ndeshja e fundit, tifozët çekë kanë udhëtuar në Shqipëri

11/16/2024 13:14
nga:Mergim Rreci

Shqipëria është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë.

Skuadra me në krye trajnerin Sylvinho synon sonte fitoren e madhe në Air Albania, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 20:45.

Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit brazilian për këtë takim.

Të gjitha biletat janë shitur, me atmosferën që pritet të jetë e jashtëzakonshme në Tiranë. Në ‘Air Albania’ do të ketë edhe tifozë mysafirë, atje ku rreth 500 çekë do të jenë të pranishëm.

Kujtojmë që nuk kishte aspak pritje miqësore në ndeshjen e fundit direkte mes dy skuadrave në Çeki, atje ku pati flamuj e parulla nacionaliste kundër shqiptarëve.

/GazetaBlic Sport/