Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier, tha se ka raporte të përzierja Kosovë-SHBA.
Ai ka thënë se me Qeverinë Kurti kanë ndasi në disa çështje.
“Kështu që do të thosha së është një situatë e përzier…Në disa çështje gëzojmë bashkëpunim shumë të ngushtë me Qeverinë Kurti, dhe po bëjmë gjëra së bashku që shkojnë shumë mirë”, tha Hovenier.
Sa i përket zgjedhejve në veri, ambasadori pret që procesi të ketë përparim, pavarësisht se si Qeveria zgjedh ta bëjë këtë.
“Pyetja se si do të mbahen zgjedhjet në veri është pyetje e brendshme për Kosovën. Se a bëhet kjo bëhet përmes dorëheqjes së kryetarëve të komunave, ose nëse bëhet përmes një procesi ku votuesit votojnë për t’i larguar kryetarët aktualë [peticioni]…ne jemi të interesuar vetëm të shohim procesin qe po ecën para”, tha ai.
Lidhur me këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë historike dhe nuk janë lënduar asnjëherë, sado që mund të ketë momente mospajtimi mes miqësive të forta.
“Marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë historike, dhe ato asnjëherë nuk janë lënduar. Miqësitë e forta, mund të kenë ndonjë moment mospajtimi, por ato asnjëherë nuk prishen e as trazohen”, shprehet ai.
Sipas Agushollit, sa i përket zgjedhjeve në veri, ato duhet të jenë të hapura, fer dhe demokratike, legjitime dhe serbët të jenë pjesëmarrës si kandidatë e votues.
“Parakusht për mbajtjen e zgjedhjeve është që ato të jenë të hapura, fer dhe demokratike, me përfshirjen sa më të madhe të qytetarëve në atë pjesë. Ato përveç se legale duhet të kemi edhe legjitimitet. Qëllimi kryesor është që serbët atje, të jenë edhe si votues edhe si kandidatë, larg presioneve të strukturave kriminale që financohen dhe mbështeten nga shteti serb”, deklaron deputeti i VV-së, Gramos Agusholli./Gazeta Blic/


