Raphinha edhe njëherë po e dëshmon rolin e tij prej një kapiteni të vërtetë tek Barcelona.
Pavarësisht se nuk do të jetë sonte prezent në fushë ndaj Atletico Madrid, braziliani ka udhëtuar me skuadrën dhe do të jetë pjesë e ekipit në zhveshtore, shkruan GazetaBlic Sport.
Në të njëjtën frymë mbështetje po vepron edhe mbrojtësi Pau Cubarsi, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë.
Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, kurse ndeshjen e parë e kishte fituar Atletico Madrid me rezultat 0 me 2.
/GazetaBlic Sport/


