Ndërsa Hansi Flick mirëpriti të enjten lojtarët e Barcelonës që u kthyen nga pauza për ndeshjet e kombëtareve, Raphinha vazhdon të jetë një mungesë e dukshme.
Pavarësisht se u kthye herët nga angazhimi me kombëtaren për shkak të një dëmtimi të lehtë në kofshë, sulmuesi brazilian ende nuk ka nisur stërvitjen me skuadrën, sipas raportimeve, sot ai ka punuar në palestër.
Edhe pse ekzaminimet mjekësore konfirmuan se nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz, vazhdojnë të ketë dyshime mbi rikuperimin e 29-vjeçarit para ndeshjes së së shtunës kundër Getafes.
Dita e nesërme do të jetë vendimtare që braziliani të tregojë se është në gjendje të mirë fizike, ndërsa Flick do të vlerësojë gjendjen e tij para se të marrë një vendim nëse do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e fundjavës.
/GazetaBlic Sport


