Ylli brazilian, Raphinha, ka shprehur krenarinë dhe lumturinë e tij pas rinovimit të kontratës me FC Barcelonën, duke theksuar se dëshiron të jetë pjesë e klubit katalanas edhe për shumë vite të tjera.
Sulmuesi brazilian është shprehur jashtëzakonisht i lumtur për gjithçka që ka arritur me fanellën e Barcelonës, si në aspektin individual, ashtu edhe në atë kolektiv.
Madje, Raphinha ka zbuluar edhe dëshirën e tij të madhe për ta mbyllur karrierën pikërisht në Camp Nou.
“Jam jashtëzakonisht krenar që kam rinovuar kontratën time, duke pasur parasysh gjithçka që kemi arritur, si në aspektin individual, ashtu edhe në atë kolektiv.
Nëse këmbët e mia ma mundësojnë të vazhdoj të luaj, do të doja ta përfundoja karrierën time profesionale te ky klub”, u shpreh Raphinha.
/GazetaBlic Sport/


