Sporti

Raphaël Varane pranë kalimit tek Manchester United

07/15/2021 15:17
nga:Mergim Rreci

Për herë të parë që nga ardhja e tij në 2011, gjasat që Varane të largohet nga Real Madrid janë shumë të mëdha.

Diskutimet me Manchester United kanë hyrë në një fazë shumë më konkrete ditët e fundit.

Në kërkim të një mbrojtësi qendror, klubi anglez ka shënjestruar një marrëveshje të mirë me kampionin e botës 2018, falas brenda një viti, përcjell GazetaBlic Sport.

Tashmë pothuajse marrëveshje është e përfunduar dhe finalizimi i saj pritet të bëhet brenda pak ditëve. Sipas mediave spanjolle, një ndimë të madhe kësaj marrëveshje i ka dhënë edhe vetë futbollisti, i cili ka dëshirë të madhe për një kalim në Premier League.

/GazetaBlic Sport/