Sporti

Raphael Varane në histori të Real Madridit, futbollisti i katërt me vlerën më të madhe që është shitur nga klubi

07/28/2021 08:18
nga:Mergim Rreci

Transferimi i Raphael Varane te Manchester United, i vlerësuar në 50 milionë euro, është i katërti më i madh në historinë e Real Madridit.

Transferimi më i shtrenjtë ishte largimi i Cristiano Ronaldos në Juventus për 105 milion euro në 2018, përcjell GazetaBlic Sport.

E dyta ishte shitja e Morata te Chelsea për 80 milion euro në 2017.

I treti ishte Angel Di María te Manchester United për 75 milion euro në 2014, kurse i katërti është Varane te Djajtë e Kuq për 50 milionë euro.