Sporti

Raphael Varane do të pensionohet nga kombëtarja e Francës

02/02/2023 12:23
nga:Lorik J

Në moshën 29-vjeçare dhe pas më shumë se një dekade në skuadrën e Francës, Raphaël Varane do t’i japë fund karrierës së tij ndërkombëtare.

Pas Hugo Lloris dhe Steve Mandanda, një tjetër kampion i botës 2018 po përgatitet për pensionimin e tij nga kombëtarja, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas informacioneve të Le Parisien bëhet fjalë për Raphaël Varane. Ky i fundit ka disa javë që mendon për të ardhmen e aventurës së tij me blutë, e cila nisi më 22 mars 2013 kundër Gjeorgjisë.

Ditët e fundit, Raphaël Varane po peshonte ende të mirat dhe të këqijat, por mbizotëron ideja për t’u pensionuar. Ndeshja e tij e 93-të kundër Argjentinës, më 18 dhjetor në një finale të Kupës së Botës që hyri në histori dhe që luajti deri në minutën e 113-të, me shumë gjasa do të mbetet e fundit.

/GazetaBlic Sport