Claudio Ranieri thotë se titulli i Leicester City në Premier League është gjëja e parë për të cilën ai mendoi kur dëgjoi për Superligën dhe shpreson që UEFA dhe FIFA ta ndalojnë atë.
Ranieri, i cili fitoi titullin e Premier League me Leicester City në vitin 2016 foli për mediat përpara ndeshjes së Sampdoria-s kundër Crotone, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është shumë e mërzitshme për mua, Super League është shumë e keqe”, tha trajneri.
“Historia e Leicester ishte diçka e veçantë dhe ne do t’i humbnim këto histori. Nuk ka të bëjë vetëm me futbollin, mbaj mend ndjenjën mes njerëzve indian dhe anglezë që festojnë së bashku titullin e Leicester City. Kjo arritje me Leicester është gjëja e parë për të cilën mendova kur dëgjova lajmet, pavarësisht se unë isha pjesë e tyre.”
“Për këtë bëhet fjalë për futboll, një klub i vogël mund të mposhtë një klub të madh, ky është thelbi i sportit”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


