Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, flet pas humbjes 1-0 të Ujqërve nga Napoli në stadiumin Diego Armando Maradona. Ranieri pranoi se “Roma padyshim ka probleme”, duke theksuar se ai dhe ekipi i tij do të punojnë për të nxjerrë klubin nga kriza.
“Roma me sa duket ka probleme dhe kjo është arsyeja pse unë u kërkova. Ne u përballëm në mënyrë të barabartë me një ekip që lufton për titull. Jam i kënaqur me lojtarët. Kemi bërë disa gabime dhe do t’i diskutojmë gjatë javës. Ka pasur vendosmëri dhe dëshirë për të luftuar pas golit të pranuar. Kemi shumë punë përpara, por unë jam optimist”, tha Ranieri, transmeton GazetaBlic Sport.
“Kam ndryshuar sistemin e lojës dhe kemi shkuar nga katër mbrojtës në tre, sepse doja të kisha më shumë posedim të topit dhe të ndaloja pasimet e rrezikshme diagonale të Napolit”, tha ai.
“Ndonjëherë, mbrojtësit tanë kapeshin duke ndaluar Romelu Lukakun dhe linin hapësira të hapura për Kvaratskhelian. Unë rrezikova me përfshirjen e Paulo Dybala në minutat e fundit, sepse ai është gjithmonë i aftë të bëjë ndonjë lojë magjike. Dybala nuk kishte ndjerë dhimbje për dy ditët e fundit dhe gjykova se ai mund të hyjë, shpresoj të jetë plotësisht gati për ndeshjen kundër Tottenhamit në Londër”, tha trajneri i Romës.
/GazetaBlic Sport/