Sporti

Ranieri për Juventusin: “Lojtarët duken të frikësuar”

09/20/2022 18:12
nga:L J

Claudio Ranieri është befasuar nga vështirësitë që ka Massimiliano Allegri te Juventusi.

Trajneri italian paralajmëron se ka mundësi të shihet shqetësimi i pranishëm tek lojtarët.

“Ajo që mund të thuash nga jashtë është se lojtarët e Juventusit nuk kanë kënaqësi të luajnë dhe duken të frikësuar. Është vërtet e çuditshme të shohësh një skuadër të tillë, por është gjithashtu e vështirë të vlerësosh saktë gjërat nga jashtë”, tha trajneri duke folur për Gazzetta dello Sport.

Pozita e Allegrit do të jetë në rrezik për shkak të një fillimi të keq në ligën italiane dhe Champions League.

/GazetaBlic Sport