Trajneri italian Claudio Ranieri paralajmëron Francën se Leo Messi nuk ka qenë kurrë kaq vendimtar me Argjentinën.
Argjentinë – Francë do të jetë finalja e këtij Botërori në ‘Katar 2022’.
Lidhur me këtë super-përballje ka komentuar edhe ish-trajneri i Leicester City, Ranieri.
Sipas tij është e pamundur të parashikohet rezultati, pasi janë përballë dy kombëtare me kundërsulme vdekjeprurëse.
“Është e pamundur të parashikohet rezultati i këtyre ndeshjeve, por duke qenë se të dyja palët janë vdekjeprurëse me kundërsulme, skuadra që shënon e para mund të ketë avantazhin, veçanërisht Franca që ka Mbappe”, tha fillimisht italiani.
Tutje ai foli edhe për Leo Messin, që po tregon formë të lartë në këtë Kampionat Botëror.
“Messi kurrë nuk është dukur aq vendimtar sa është tani. Ai është bërë një lider teknik dhe karizmatik i Argjentinës. Ai bën gjithçka, përfshirë golat e jashtëzakonshëm dhe është një kampion që po bën histori”.
Mbappe fitoi Kupën e Botës katër vjet më parë, ndërsa Messi humbi finalen e 2014 kundër Gjermanisë.
Ndërsa, finalja Argjentinë – Francë zhvillohet më 18 dhjetor, nga ora 16:00.