Sporti

Ranieri para debutimit me Watford vjen me fjalë të mëdha: “Unë mund të jem trajner deri në moshën 80 vjeçare”

10/14/2021 15:30
nga:Lorik J

Claudio Ranieri do të debutojë në stolin e Watford të shtunën në Vicarage Road kundër Liverpool.

Disa ditë para ditëlindjes së tij të 70 -të, Ranieri deklaroi se pensioni është ende shumë larg, përcjell GazetaBlic Sport.

“Pa futboll jam i mërzitur. E dua futbollin, e dua jetën, pse të mos vazhdoj? Do të jem trajner deri në moshën 80 vjeç, pse jo? Duke qenë trajneri më i vjetër në Angli, ndoshta me shkop në dorë atëherë. Ajo që ka rëndësi është truri dhe truri është ende i ri”, tha trajneri

“Do të japë gjithë energjinë time dhe jam i lumtur. Presidenti më njeh shumë, shumë mirë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport