Claudio Ranieri shpjegoi se si Roma shënoi 4 gola kundër Lecces dhe çfarë solli i riu i klubit Niccolo Pisilli në fitoren vendimtare në Olimpico. Specialisti 73-vjeçar shtoi se “ujqërit” nuk kanë hedhur as tullën e parë në themelet e tyre me këtë sukses.
“Performanca ishte e fortë, gjë që doja kundër një skuadre që është mësuar të luftojë fort. Ne duhej të merreshim me entuziazmin dhe dëshirën e tyre për të luftuar për çdo top, pastaj të bënim që cilësia jonë të dilte në pah”, tha Ranieri për Sky Sport Italia, transmeton GazetaBlic Sport.
“Jam i lumtur sepse shumë njerëz kishin nevojë për këtë përforcim të besimit. Në pjesën e dytë ne u munduam pak, por kur solla Niccol Pisilli si një mesfushor shtesë, kjo na rivendosi ekuilibrin”, shpjegoi veterani.
“Nuk po hedhim as tullën e parë në themel, por vetëm po mbledhim çimenton për të filluar të bëjmë diçka. Ky ekip duhet të bëjë më shumë”, është shprehur metaforikisht Ranieri.
Kapiteni Lorenzo Pellegrini edhe një herë sonte nuk luajti asnjë minutë futboll, duke mbetur në stol. Ranieri kujtoi referencën e tij kurioze për këtë rast.
“Kam thënë kur mbërrita se në karrierën time kam punuar me dy mesfushorë të mëdhenj golashënues: Frank Lampard dhe Lorenzo Pellegrini”, përsëriti Ranieri.
“Megjithatë, Pellegrini po kalon një periudhë ku ndihet i trishtuar. Ai ndjen peshën e Romës mbi supet e tij dhe kjo nuk është e drejtë”.
/GazetaBlic Sport/