Sporti

Ranieri hap derën për kombëtaren italiane: Kur të thërret Italia, nuk i thua jo

05/12/2026 08:07
nga:Mergim Rreci

Legjenda italiane Claudio Ranieri ka lënë të hapur mundësinë për ta marrë drejtimin e kombëtares së Italisë.

Trajneri 74-vjeçar deklaroi se tani është i lirë dhe do ta pranonte me krenari një thirrje nga vendi i tij, transmeton GazetaBlic Sport.

“E refuzova Italinë më herët sepse isha te Roma dhe nuk mund t’i bëja dy punë njëkohësisht. Tani jam i lirë, kështu që pse jo? Kur të thërret kombëtarja, i thua po”, u shpreh Ranieri.

Italiani theksoi se do të ishte i gatshëm të ndihmonte “Azzurrët” si trajner ose edhe në një rol drejtues.

/GazetaBlic Sport/