Sporti

Rangnick: Wolves skuadra më e fortë që jemi ballafaquar

01/03/2022 23:31
nga:E K

Manchester United hyri në vitin 2022 me ‘këmbën e gabuar’.

Skuadra e Ralf Rangnick humbi ndaj Wolverhampton (0-1) dhe në fund trajneri gjerman la lëvdata të mëdha për ekipin e drejtuar nga Bruno Lage, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne nuk luajtëm mirë në aspektin individual ose ekipor, por është e nevojshme të pranojmë se Wolverhampton ishte skuadra më e mirë me të cilën u përballëm. Kemi pasur më shumë probleme sonte se në ndeshjet e tjera. Nuk mund të gjejmë kurrë aftësinë për të shtypur në kohën e duhur. Është e vërtetë që kemi vetëm dy javë e gjysmë që punojmë dhe ndërkohë kishim mbyllur qendrën stërvitore, tashmë kemi arritur disa rezultate, por duhet të pranojmë që sot [e hënë] ishin më të mirë se ne”, tha fillimisht ai.

“Katër vendet e para? Nuk mund të jap garanci. Duke parë shfaqjen e mbrëmjes së sotme, nuk mund të them me 100 për qind siguri se do të përfundojmë me kaq, njerëzit nuk do të më besonin. Duhet të vazhdojmë të punojmë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport.