Ralf Rangnick, i punësuar së fundmi për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer, ofroi dy sugjerime për të lehtësuar kalendarin e ngjeshur të futbollit të Anglisë.
Ai u shpreh se dy kupa të Ligës janë mbingarkesë për klubet e Premierligës përshkak të kompeticioneve të shumta që marrin pjesë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Anglia është i vetmi vend në top 5 ku ka dy Kupa. Në Francë ata tashmë e kanë hequr Kupën e Ligës dhe kjo është diçka që duhet ta diskutojmë këtu. Mbajtja e Kupës së Ligës për klubet e kategorisë së tretë dhe të katërt, në mënyrë që të përfitojnë financiarisht. Por në një orar kaq të ngjeshur, me kaq shumë ndeshje, ata duhet ta marrin parasysh këtë situatë. Për më tepër, përsëritjet në ndeshjet e Kupës në rast barazimi kanë qenë problem dhe në vende të tjera kjo nuk ndodh. Duhet të jetë një çështje tjetër në tryezë”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


