Sporti

Rangnick nuk lejon largimin e Cavanit: E respektoj shumë si lojtar, profesionalizmi i tij është fantastik

01/02/2022 16:07
nga:E K

Në një kohë kur flitet shumë për largimin e mundshëm të Edinson Cavanit (ai ka kontratë deri në fund të sezonit) nga Manchester United në janar, Ralf Rangnick zbuloi se nuk dëshiron ta humbasë sulmuesin uruguaian në këtë merkato.

Rangnick ka zbuluar se e vlerëson lartë sulmuesin uruguaian dhe dëshiron ta ketë në ekip edhe pas merkatos së janarit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kam folur me të disa herë gjatë javëve të fundit. Unë i kam thënë gjithmonë se ai është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm, ndoshta i vetmi sulmues në skuadër që mund të luajë me shpinë dhe përpara për portën. Profesionalizmi dhe etika e tij e punës janë fantastike. I thashë se me të vërtetë dua që ai të qëndrojë deri në fund të sezonit. Dhe ai e di këtë”, tha fillimisht Rangnick.

“Ai gjithashtu e di se sa shumë e respektoj. Kjo është arsyeja pse ai filloi përkrah Cristiano Ronaldos në ndeshjen kundër Burnley“, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/