Sporti

Rangnick konfirmon dëshirën e Martial për t’u larguar nga Manchester United

12/27/2021 08:28
nga:E K

Anthony Martial do të largohet nga Manchester United qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi francez nuk është duke pasur hapësira tek ‘Djajtë e Kuq‘ dhe ka vendosur largimin nga klubi, përcjell GazetaBlic Sport.

Së fundmi edhe trajneri i Manchester United, Rangnick e ka konfirmuar dëshirën e francezit për t’u larguar që në janar.

“Anthony dëshiron të largohet. Ai më tregoi se mendon që është koha e duhur për një ndryshim”.

“Aq sa di, nuk ka pasur ndonjë ofertë nga ndonjë klub tjetër. Derisa të qëndrojë kjo situatë, do qëndrojë”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/