Trajneri i kombëtares së Austrisë, Ralf Rangnick flet pas eliminimit të ekipit të tij nga Euro 2024. Austriakët pësuan një humbje 2-1 nga Turqia dhe Rangnick e krahasoi portierin Mert Gunok me portierin legjendar të Anglisë, Gordon Banks.
“Ne ishim të pafat dhe besoj nëse ndeshja do të shkonte në shtesë do të kishim fituar. Kishim kohë për të shënuar golin e barazimit, por është e vështirë kur ata kanë Gordon Banks në portë!” tha Ralf Rangnick.
“Ne nuk i shfrytëzuam sa duhet shanset tona dhe nuk u mbrojtëm mirë në situatat e goditjeve”, shtoi ai.
“Katër ndeshjet që kemi luajtur kanë qenë shumë argëtuese, përfshirë sot. Jo gjithçka shkoi siç duhet, por ishin katër ndeshje shumë të mira dhe intensive. Tani duhet ta marrim këtë me vete në Ligën e Kombeve dhe më pas në kualifikimet e Kupës së Botës”, përfundoi Ralf Rangnick.
/GazetaBlic Sport