Sporti

Rangnick i kënaqur me Ronaldon: Presioni i tij kur nuk e kishim topin ishte për të ‘hequr kapelën’

12/05/2021 19:37
nga:E K

Trajneri i ri i Manchester United, Ralf Rangnick, ishte i kënaqur me paraqitjen e Cristiano Ronaldos kundër Crystal Palace

Ai madje lavdëroi atë që bëri golashënuesi portugez kur nuk e kishte topin.

“Ne donim të luanim me dy sulmues, veçanërisht në pozicionin qendror. Meqë ra fjala, puna e Cristiano Ronaldos pa top ishte të hiqje kapelën”, theksoi trajneri duke folur për BBC.

Për fitoren ndaj Crystal Palace: “Jam shumë i kënaqur me punën e të gjithë ekipit, veçanërisht në pjesën e parë të lojës, mënyra se si luanim ishte vërtet e jashtëzakonshme. E vetmja gjë që mungonte ishte goli i dytë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/