Rangers kanë konfirmuar se disa anëtarë të klubit të ekipit të parë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Skuadra skoceze do të duhet të luajë në Armeni të enjten, ku do të përballet me Alashkertin në ndeshjen e kthimit të play off në Europa League, para se të përballet me Celtic në ligë të dielën.
Kjo është deklarata zyrtare e klubit:
“Rangers mund të konfirmojë që testet e fundit të kryera për COVID-19 kanë rezultuar me disa rezultate pozitive, të cilat tani janë në izolim së bashku me kontaktet e tyre të ngushta.”
/GazetaBlic Sport


