Ramush Haradinaj ka treguar edhe arsyen pse e ka quajtur të retarduar zëvendës-kryeministrin dhe përfaqësuesin për dialog, Besnik Bislimi.
Sipas Haradinajt, Bislimi nuk e di se ç’është dialogu. Për më tepër, në konferencën për media, ai shtoi se dikush që thotë se Biden ofron 200 milionë euro për gazin rus, ka probleme mendore, përcjell GazetaBlic.
“Tash e tregoj edhe arsyen pse e kam quajtur të retarduar. Dikush që thotë se presidenti Biden ka ofruar 200 milionë euro për gazin rus, ka probleme mendor, është retarde. Ai po shkon në dialog, por në fakt nuk e din se çka është dialogu”, tha ndër të tjera i pari i AAK-së për Bislimin.
Haradinaj: Refuzimi i gazsjellësit, vendimi më antishqiptar ndonjëherë
/GazetaBlic/