Lajme

Ramush Haradinaj solidarizohet me familjet e viktimave në Teksas

05/25/2022 12:35
nga:G C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është solidarizuar me familjet e viktimave në Teksas, raporton GazetaBlic.

Ai përmes një shkrimi në “Facebook” u ka shprehur ngushëllime gjithë popullit amerikan.

“Bashkëndjejmë me familjet e viktimave të pafajshme në Teksas.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe popullin amerikan!
Në të mirë apo në të keq, jemi bashkë”, shkroi Haradinaj.