Lajme

Ramush Haradinaj shkon në familjen e Pal Lekajt për Krishtlindje

12/25/2025 12:50
nga:G B

Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot familjen e Pal Lekajt me rastin e festës së Krishtlindjes.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite mbizotëruan gëzimi, harmonia dhe fryma e bashkimit familjar.

“Krishtlindja na kujton vlerat e dashurisë, paqes dhe unitetit ndërmjet nesh”, ka shkruar kreu i Aleancës.