Lajme

Ramush Haradinaj: Salih Zyba “sekseri” i Vetëvendosjes që bleu vota për presidenten

04/06/2021 21:01
nga:M K

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sonte ka komentuar zhvillimet e fundit në politikën kosovare, ku edhe u zgjodh presidentja e vendit.

Madje, Haradinaj nuk ngurroi ta quajë “sekser”, deputetin e Vetëvendosjes, Salih Zyba, së sipas ish-kryeministrit, ka blerë vota për t’ia siguruar postin e presidentes Osmani, përcjell GazetaBlic.

Tutje, ai tha se kjo sjellje ka lënë shije të hidhur.

“Padyshim një shije e hidhur kjo. Mendoj se një nga ‘sekserët’ e Vetëvendosjes që ia ka siguruar votat është edhe Salih Zyba. Po them një nga sepse ka edhe të tjerë. Zyba ka tentuar vazhdimisht t’i blejë deputetë në forma të ndryshme”, tha mes tjerash Haradinaj në “Rubikon”.

LEXO EDHE:

Haradinaj: VV-ja nuk la shije të mirë

/GazetaBlic/