Lajme

Ramush Haradinaj Qeverisë Kurti: Nëse nuk korrigjohet kufiri me Malin e Zi, çështja duhet çuar në arbitrazh

06/24/2021 12:18
nga:Gazeta Blic

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka propozuar qeverisë që ta formojë Komisionin Shtetëror për Shënjimin e Kufirit.

“Pse duhet krijuar ky komision është sepse nuk ka ndodh demarkimi me Malin e Zi. Duhet ta kuptoni në procedurë të punës nuk kanë dalë komisionet t’i vendosin gurët. Kufiri që është sot është kufiri që e kemi gjetur edhe para marrëveshjes”, ka nisur Haradinaj.

Haradinaj ka vazhduar se nëse Mali i Zi nuk pajtohet për vendosjen e kufirit, atëherë kjo çështje duhet dërguar në arbitrazh.

“Duhet të bëhet ngritja e një trupe punuese për shënjimin e kufirit. Pala e Kosovës duhet t’ia paraqet të gjeturat e veta: marrëveshja e nënshkruar, raporti i komisionit shtetëror dhe deklarata e dy presidentëve për korrigjim në dy drejtime nga Kulla në drejtim të Çakorrit”.

“Nëse Mali i Zi nuk shpreh gatishmëri, atëherë kjo çështje kalon në arbitrazh. Mali i Zi është vend mik, por duhet të shkojë në arbitrazh”.

Tahiri, Kusarit: S’ka dekorajim më të madh për gratë sesa ndërprerja e mandatit të një gruaje siç ka qenë Daka