Lajme

Ramush Haradinaj: Qeveria me urgjenc të rishikoj buxhetin, nuk mund të presim deri në qershor, po ndodh krizë ekonomike e sociale

04/04/2022 13:19
nga:N M

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë të jashtëzakonshme ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës rishikimin e buxhetit të vendit me urgjencë, meqë sipas tij ka krizë ekonomike e sociale në vend si pasojë e ngritjes së çmimeve, raporton Gazeta Blic.

Këta ai ka thënë se duhet ta bëjë Qeveria meqë departamenti për buxhet dhe financa i AAK ka nxjerr disa konstatime.

“Ky buxhet i planifikuar nuk mund të përballoj situatën aktuale për shkak të rritjes së çdo gjëje, AAK propozon me urgjencë rishikim tash të buxhetit të Kosovës. Kanë ndryshuar të gjitha parashikimet dhe për këtë duhet të ndodh rishikimi, jo në qershor, por tash. Ka ndodhur inflacioni dhe se qytetarët nuk mund t`i përballojnë çmimet enorme…”, ka thënë ndër të tjera ai.

Sipas tij qeveria duhet të heq TVSH për tre muajt e ardhshëm dhe duhet të largohet akciza në derivate.

“Po ashtu kërkojmë të ndalet gjakderdhja financiare për rrymën në Veri… ju tashmë e dini se KOST po përballet me vështirësi financiare…”, ka thënë ai ndër të tjera.

Puna një vjeçare e Vjosa Osmani, Deliu: Nuk foli kurrë për rrymën, Tahiri: Persekutim politik çka ndodhi me ambasadorët