Kandidati për Kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka theksuar se me AAK, Kosova do jetë pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo izolimit.
Ai ka ndarë disa fotografi të tubimeve nga Vrella e Istogut, Drenoci i Vokshit, Hasi, Gjinoci i Suharekës, Novosella e Gjakovës, ku thotë se qytetarët po tregojnë më së miri se nuk e durojnë më mashtrimin e as izolimin, shkruan GazetaBlic.
Ja postimi i Haradinajt:
“137 – Kosova pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo izolimit!
Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve, në tubimet tona, edhe në vendbanime më të vogla, që nga Vrella e Istogut, Drenoci i Vokshit, Hasi, Gjinoci i Suharekës, Novosella e Gjakovës, e kështu me radhë deri në çdo fshat e lagje anë e kënd Kosovës, janë shenjë e përcaktim i fortë se populli ynë nuk e duron më as mashtrimin as izolimin.
Këta mijëra qytetarë janë forca jonë që na shtynë drejt Kosovës Fituese – 137!
Jemi bashkë”, shkruan Haradinaj.
/GazetaBlic