Kryetari Ramush Haradinaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shprehin ngushëllime për humbjen e gazetarit të njohur dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve EkonomiaOnline, Faton Osmani.
Në reagimin e Haradinajt, thuhet se ata ndajnë dhembjen me familjen Osmani dhe mbarë komunitetin mediatik.
Kreu i AAK-së vlerësoi lart profesionalizmin e çmuar të gazetarit Osmanit.
“U prehtë në paqe!”, deklaroi Haradinaj.


