Lajme

Ramush Haradinaj për 32 milionë dollarët e USAID: Taksapagues amerikan faleminderit, Qeverisë kthjelluni

03/31/2022 13:33
nga:N M

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndarjes së 32 milionë dollarëve nga USAID për Kosovën, raporton Gazeta Blic.

Por Haradinaj ka thënë se do të ishte super i lumtur sikurse të ishin edhe 200 milionët për projektin e gazit amerikan.

Ai ka shkruar në Facebook duke falënderuar popullin amerikan, por edhe ka pasur një mesazh për qeverinë Kurti. “Qeverisë, kthjelluni”:

Reagimi:

Lajm fantastik shuma prej 32 milionë dollarësh i grantit për objektiva zhvillimore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Do të isha shumë i lumtur sikur sot, njoftimi të ishte se Kosova përfiton 232 milionë dollarë, duke përfshirë këtu edhe ato 200 milionë për gazsjellësin.
Taksapaguesve amerikanë, faleminderit.
Qeverisë, kthjelluni!