Lajme

Ramush Haradinaj: Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë

04/08/2022 20:06
nga:Gazeta Blic

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj raportimece se ai mund të jetë kandidat për president.

“Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë”, ka shkruar Haradinaj, derisa ka drejtuar akuza ndaj mediave që publikuan këtë lajm.

Reagimi i plotë:

Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë

Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë.

Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje.

Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë.

Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik!